Ballina Politika Fushata e Bashës fiton mbështetjen e CDU-së gjermane/ Falenski në Tiranë për...

Fushata e Bashës fiton mbështetjen e CDU-së gjermane/ Falenski në Tiranë për programin e Koalicionit Euroatlantik

24
0

Koalicioni Euroatlantik ka tërhequr vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë, duke marrë mbështetjen e CDU-së gjermane. Hans-Joachim Falenski, këshilltar i Gunther Krichbaum – zëdhënës i CDU-së në Bundestag për çështjet europiane – ndodhet sot në Tiranë për t’u bërë pjesë e fushatës së Lulzim Bashës.

Falenski ndjek nga afër zhvillimet politike në Ballkan dhe është një njohës i vjetër i Shqipërisë. CDU ka kontribuar në hartimin e programit elektoral të Koalicionit Euroatlantik, të prezantuar më 1 qershor 2024, duke sjellë përvojën dhe standardet europiane në qendër të politikave të propozuara.

Pjesëmarrja e përfaqësuesit të CDU-së është tregues i partneritetit të konsoliduar dhe besueshmërisë që Lulzim Basha gëzon në qendrat kyçe të politikëbërjes europiane dhe amerikane – përballë një audience ndërkombëtare gjithnjë e më të përfshirë në zhvillimet politike shqiptare.

Prania e Falenskit në krah të Bashës nënvizon vëmendjen që CDU i kushton Koalicionit Euroatlantik, si e vetmja forcë që mbështet SPAK-un dhe që nuk ka probleme me drejtësinë. CDU ka marrë një pozicion të qartë në mbështetje të një lidershipi që përfaqëson angazhimin për një të ardhme europiane për Shqipërinë.