Ballina Sport I skadon kontrata te Inter Miami, vendoset e ardhmja e Lionel Messit

I skadon kontrata te Inter Miami, vendoset e ardhmja e Lionel Messit

24
0

Lionel Messi do të jetë pjesë e Inter Miami edhe për sezonet e ardhshme. Argjentinasit i përfundon kontrata më 31 Dhjetor të këtij viti, por duket se do të vazhdojë të jetë pjesë e MLS.

37-vjeçari ka treguar formë të shkëlqyer dhe është përshtatur shumë mirë me kampionatin amerikan. Sipas asaj që raportohet nga “The Athletic”, klubi dhe Messi kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës.

Mes palëve është arritur akordi dhe mungojnë vetëm disa detaje, para se të vijë zyrtarizimi.

Messi u bashkua me Inter Miami në Korrik të vitit 2023 dhe në 48 ndeshje të luajtura, numëron 42 gola të shënuar dhe 21 asistime.