Ballina Rajoni Kakavijë, policia greke arreston dy shqiptarë të shumëkërkuar

Kakavijë, policia greke arreston dy shqiptarë të shumëkërkuar

33
0

Dy shtetas shqiptarë të shumëkërkuar në Greqi e Belgjikë, kanë rënë në prangat e policisë greke gjatë tentativës për të kaluar kufirin nga Shqipëria për në Greqi.

Bëhet fjalë për një 67-vjeçar shqiptar, ndaj të cilit ishte në pritje një urdhër-arresti nga Oficeri Hetues i Gjykatës së Shkallës së Parë të Pireut për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë”.

Si dhe një 48-vjeçar shqiptar, ndaj të cilit ishte në pritje një urdhër-arresti evropian nga autoritetet belge për veprën e “pengmarrjes nën kërcënim për vrasje” dhe “gjobvënie në bashkëpunim në kërcënimin e armës”.

Të dy u arrestuan gjatë hyrjes në Greqi.