Ballina Ekonomia Krijohet Banka Shqiptare e Zhvillimit

Krijohet Banka Shqiptare e Zhvillimit

21
0

Shqipërisë tashmë i është shtuar një tjetër institucion financiar që do të bëjë të mundur financimin e sektorëve prioritarë të ekonomisë si dhe pranimin e kursimeve nga qytetarët.

Bëhet fjalë për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, zyrtarizimi i së cilës ka kaluar tashmë në fletoren zyrtare.

“Banka Shqiptare e Zhvillimit ushtron veprimtaritë e mëposhtme: a) financimin me karakter promovues: i. kredidhënia për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe startup-et vendase; ii. kredidhënia dhe mbështetja për eksportet e mallrave dhe shërbimeve vendase; iii. kredidhënia për projektet publike në nivel qendror e vendor, me përparësi për ekonominë e vendit; iv. kredidhënia për zhvillimin, përmirësimin e modernizimin e infrastrukturës fizike dhe digjitale të vendit.”

Sipas detajeve të funksionimit të saj të cilat janë tashmë publike, pritet që aksionere kryesore me 51% të jetë shteti shqiptar.

“Kapitali fillestar i Bankës Shqiptare të Zhvillimit, i kontribuuar nga shteti shqiptar, është 10 000 000 000 (dhjetë miliardë) lekë. Ai do të shlyhet në këste brenda një afati 4-vjeçar. Kësti i parë i kapitalit aksionar është 1 000 000 000 (një miliard) lekë dhe do të shlyhet brenda vitit 2026. Banka Shqiptare e Zhvillimit mund të hapë, të administrojë dhe të mbajë llogari bankare në Thesarin e Shtetit, në Bankën e Shqipërisë, si dhe në banka vendase e ndërkombëtare.”

Banka Shqiptare e Zhvillimit do të raportojë te Banka e Shqipërisë për qëllime statistikore dhe për regjistrin e kredive, e më pas edhe në Komisionin e Ekonomisë.