Ka nisur tubimi i organizuar për çeljen e fushatës elektorale të PS, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në sheshin Skënderbej ndërsa menjëherë aktiviteti ka nisur me tupana dhe valle.
Pritet që fillimisht të ketë një fjalë nga drejtuesit e 12 qarqeve, për të kulmuar më pas më fjalimin e kryeministrit dhe njëkohësisht kreun e PS Edi Rama.
Data e sotme është zgjedhur për shkak të simbolikës së 12 yjeve në flamurin e BE-së, që është edhe fokusi i fushatës së kryeministrit Rama, pra integrimi në Bashkimin Europian.
Ndërkohë ditën e djeshme Rama ka mbledhur gratë socialiste në Teatrin e Operas dhe Baletit, aktivitete që zgjati rreth 2 orë e gjysmë. Kreu i qeverisë në fjalimin e tij theksoi rëndësinë që kanë për PS gratë, duke u shprehur se vota e tyre do të jetë vendimtare më 11 maj.