Ballina Lifestyle Në një romance të re? FOTO e Kim Kardashian me burrin ‘misterioz’

Në një romance të re? FOTO e Kim Kardashian me burrin ‘misterioz’

0
5

Disa foto të publikuara nga Kim Kardashian po bëjnë xhiron e rrjetit. Ylli televiziv organizoi një festë SIMS në Los Angeles. Në llogarinë e saj në Instagram ajo ndau me më shumë se 357 milionë ndjekës një sërë fotosh nga festa. Në morinë e fotove, vihej re një burrë misterioz teksa qëndronte krah miliarderes amerikane.

Ai është fotografi i njohur Mert Alas. Alas ka punuar me personazhe të njohur si Kate Moss, Madona, Julianne Moore, Ariana Grande e shumë të tjerë. Sipas thashetheme, romanca e Kim me fotografin u krijua 8 muaj pas ndarjes së saj nga Odell Beckham Jr., marrëdhënia e të cilëve zgjati nga viti 2023 e deri në fillim të vitit 2024. 44-vjeçarja është shprehur publikisht se lidhja e saj e radhës do të ishte shumë private

Ndërkaq, divorci i Kim Kardashian me Kanye West nuk ishte vetëm një përvojë e vështirë për të, por edhe për fëmijët e saj, ku më e prekur ishte vajza e tyre e madhe, North West. Megjithatë, sipas themelueses së SKIMS, qëndrimi i West ndaj saj duket se ka ndryshuar me kalimin e kohës. Ajo është shprehur tek Kourtney duke i thënë:

“Gjërat më të çmendura ndodhen. North tani është fiksuar me mua dhe më telefonon me miqtë e saj duke më thënë, ‘Mami, të dua, je më e mira, të dua kaq shumë”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu