Aktivistja Evi Kokalari ka shpërthyer fort në akuza ndaj Sali Berishës. Ajo ka reaguar ndaj atyre qe kritikojnë dhe që e akuzojnë se e ka personale me Berishën.
Në një status në rrjetet sociale, ajo është e bindur se Berisha do përfundojë në qeli dhe familja e tij do zhduket nga politika.
Postimi i Evi Kokalarit
Idiotëve të dobishëm që vazhdojnë thonë se kjo është personale;
Personale duhet ta ketë çdo demokrat që është gënjyer që në 1990, dhe e gjithë Shqipëria që ia morën peng demokracinë në momentin më të brishtë që si popull patëm pas rënies së komunizmit.
Prandaj – idiotëve të dobishëm ju them: sot jam më e vendosur se kurrë që Berisha do të shkojë në shtëpi (a burg) dhe e gjithë familja do të zhduket nga politika, dhe vendi do të dalë nga moçali ku vegjetoni ju që flisni si injorantë, sepse vetëm injorantët nuk arrijnë të kuptojnë se në çfarë moçali e keni kthyer Shqipërinë.
S’ka Paul Manafort & Chris LaCivita që ta shpëtojë Berishën, dhe s’ka Jared Kushner a Ivanka Trump që do ta mbrojë Edi Ramën në të ardhmen. Ju që s’kuptoni që këta janë në Shqipëri për para dhe s’duan t’ia dinë për ju – vështirë të kuptoni detajet e tjera.
Imagjinoni çfarë turpi për LaCivitën të ulet dy karrige larg LSI – Lëvizjes SOCIALISTE për Integrim. Turp që ndot aq emër sa bëri nga Donald Trump.
Fundjavë të mbarë. Beteja e radhës sapo ka filluar.
Qëllim – shkatërrimi i Sali Berishës dhe i budallenjve që e ndjekin! Kur të bjerë Berisha, do të bini të gjithë – si loja e dominos.