Pritet rritje e mëtejshme e Vlerave Barike duke sjellë rritje të temperaturave në të gjithe territorin Shqiptar; Për rrjedhojë; orët e paradites do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe vraneisr të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të vijojë moti në zonat malore të Shqipërisë; ku në zonat verilindore dhe Lindore do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mengjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 23°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Fierit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor; duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.