Në pritje të Serbisë, rivalit të radhës në kualifikueset e Botërorit, Sylvinho gjeti pak kohë për të shijuar nga pranë spektaklin e Barcelonës. Trajneri i Shqipërisë ishte i pranishëm gjatë sfidën me B.Dortmund ku ekipi blaugrana dhuroi një show të vërtetë teksa triumfoi me “poker” golash.
Në një intervistë për mediat spanjolle, Sylvinho nuk preferoi të përgjigjes pyetjes nëse e fiton Barcelona këtë edicion të Champions League, por theksoi se ekipi i Hansi Flick zhvillon një futboll shumë të bukur. Si një diplomat i vërtetë, Sylvinho dribloi edhe disa pyetje të tjera, në lidhje me garën për “Topin e Artë”, apo kur u pyet që të bënte një krahasim mes Leo Messit dhe Yamal, kur të dy ishin 17-vjeç.
Sigurisht nuk mund të mungonte dhe një pyetje në lidhje me aventurën e tij në krye të Shqipërisë: “Ne po kërkojmë gjithmonë lojtarë të rinj, që të mund të bëjmë një tjetër mrekulli tjetër. Por po punojë mirë me presidentin, lojtarët janë mirë. Tani po shohim ndeshje, gjëra taktike gjithashtu. Pashë Borusia Dortmundin, nuk është e lehtë të ndalosh Barcelonën. Unë erdha të shoh Barçën, por edhe Dortmundin, si mund të ndalim një ekip si Barcelona. Nuk është e lehtë, kohët e fundit luajtëm ndaj Anglisë në “Uembli” dhe nuk është e lehtë”, u shpreh Sylvinho.