Ballina Kronika Qëlloi drejt shtëpisë së dy vëllezërve në Domje, arrestohet 30- vjeçari

Qëlloi drejt shtëpisë së dy vëllezërve në Domje, arrestohet 30- vjeçari

49
0

Një 30-vjeçar, i akuzuar se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së dy vëllezërve në Tiranë, është arrestuar nga Policia e Vorës.

Sipas policisë, shtetasi Adriatik Cena i cili ka precedentë të mëparshëm kriminalë, akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, municionit dhe armëve shpërthyes”, “Kanosje” dhe “Prishja e qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim.

Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 30-vjeçarin A.C., i cili në bashkëpunim me shtetasin L.L., pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së dy vëllezërve në Domje, në tetor të vitit 2023.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Over”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Kapet dhe ndalohet një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim.

30-vjeçari me precedent të mëparshëm penale në krimet kundër jetës/armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e marra nga inteligjenca policore dhe pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe ndaluan në kuadër të operacionit policor “Over” shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:

A. C., 30 vjeç, banues në Vorë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, municionit dhe armëve shpërthyes”, “Kanosje” dhe “Prishja e qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin L. L., në tetor të 2023, në Domje, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së 2 shtetasve(vëllezër).

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.