Ballina Rajoni Rrahje në Novi Pazar/ Studentët bllokuan autobusët me mbështetësit e partisë së...

Rrahje në Novi Pazar/ Studentët bllokuan autobusët me mbështetësit e partisë së Vuçiqit

10
0

Në kryqëzimin në lagjen Sestovo në Novi Pazar të Serbisë ka ndodhur një incident me policinë, kur studentët tentuan të bllokojnë nisjen e një autobusi me mbështetës të partisë së Aleksandar Vuçiqit, SNS-së për në një tubim në Beograd.

Njëri nga studentët, Davud Delimegjac, tregoi se ata kishin bllokuar kryqëzimin për të penguar largimin e autobusit.

Të mbledhurit brohorisnin “A nuk ju vjen turp?”, “Turp të keni”, ndërsa pjesëtarët e policisë, siç shihet në pamjet filmike, i tërhiqnin disa qytetarë për duar e këmbë.

Ndërkohë, policia serbe i largoi të mbledhurit nga rruga dhe mundësoi kalimin e autobusit.

Ndryshe, mbështetësit e pushtetit në Serbi kanë nisur tubimin “Ne nuk heqim dorë nga Serbia” që është thirrur nga presidenti serb, Vuçiq.