Ballina Politika ‘Tirana e pushtuar nga plehrat, inceneratori nuk ekziston’, Blushi: Fatura e pisllëkut,...

‘Tirana e pushtuar nga plehrat, inceneratori nuk ekziston’, Blushi: Fatura e pisllëkut, 32 milionë euro në vit

12
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar përmes një videoje në rrjetet sociale situatën alarmante të mbetjeve urbane në Tiranë, ndërsa ngriti akuza të forta për pasurim të paligjshëm dhe mungesë të inceneratorit të premtuar.

I ndodhur në Selitë, Blushi tregon pamje nga grumbujt e plehrave që, sipas tij, janë “në prag përmbytjeje” për zonën dhe po rriten bashkë me “aferat e Rilindjes”.

“Ndodhem në zemër të Selitës, aty ku malet me plehra lartësohen dhe po kapin çatitë e kodinave që janë në prag të shembjes. Po lartësohen çdo ditë bashkë me to edhe pasurimi i paligjshëm i Edi Ramës dhe zyrtarëve të Rilindjes, përfshirë edhe ish-kryetarin e Bashkisë, që edhe pse ndodhet në qeli, vazhdon të vjedhë taksat e qytetarëve.”

Blushi theksoi se pagesat për inceneratorin “vijojnë pa u ndalur”, ndonëse ai nuk ekziston, ndërsa plehrat po “përmbysin Selitën dhe gjithë Tiranën”.

“Fatura e këtij pisllëku është mbi 32 milionë euro në vit – taksa që nuk shkojnë për pastrim, por përfundojnë te inceneratori fantazmë dhe kompani të lidhura me Ndranghetan.”

Në fund, ai i bëri thirrje qytetarëve për një ndryshim në zgjedhjet e 11 majit:

“Më 11 maj është koha t’i fusim fshesën Rilindjes, ngrehinës së pisllëkut që ka asfiksuar të gjithë Shqipërinë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu