Ballina Kulturë Violina e “Titanik” del në ankand, vlerësohet të shitet deri në 60,000...

Violina e “Titanik” del në ankand, vlerësohet të shitet deri në 60,000 paund

16
0

Violina e përdorur nga drejtuesi i orkestrës në filmin hollivudian që përshkruan fundosjen e Titanikut pritet të shitet në ankand deri në 60,000 paund.

Skena tregon Wallace Hartley duke drejtuar orkestrën ndërsa anija oqeanike fundoset, teksa luhet himni “Nearer My God Toe”.

Hartley dhe shtatë anëtarë të grupit vdiqën në tragjedinë e vitit 1912, në të cilën rreth 1500 njerëz humbën jetën kur anija u përplas me një ajsberg.

Në filmin “Titanic” me regji të James Cameron, Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet interpretojnë dy të dashuruar të shtresave të ndryshme shoqërore që bien në dashuri gjatë udhëtimit të parë të anijes.

Violinisti/aktori Jonathan Evans-Jones luajti Wallace Hartley të grupit i cili vazhdon të luajë muzikë përballë vdekjes së afërt.

Jonathan Evans-Jones e shiti violinën në vitin 2013 dhe ajo ishte në posedim të një koleksionisti privat që kur e bleu atë në ankand.

Violina, e cila përshkruhet si një “pjesë e historisë së filmit” dhe vjen me një certifikatë të nënshkruar të autenticitetit, tani do të shitet në një ankand të ri nga Henry Aldridge & Son në Britaninë e Madhe më 26 prill.

Andrew Aldridge nga shtëpia e ankandit tha: “Duke shitur violinën origjinale të luajtur nga Wallace Hartley kur Titanic u mbyt, në 2011 për 1.1 milion paund, ne jemi të kënaqur të ofrojmë në ankand violinën nga filmi i James Cameron, një nga filmat me fitimet më të larta të të gjitha kohërave.”

I njëjti ankand shet fotografi nga xhirimet e filmit “Titanic” të vitit 1953, postera, libra dhe piktura për mbytjen e anijes.