Ballina Aktualitet Vizat amerikane/ Ambasada e SHBA apel qytetarëve: Shmangni agjencitë dhe aplikoni vetë...

Vizat amerikane/ Ambasada e SHBA apel qytetarëve: Shmangni agjencitë dhe aplikoni vetë online

23
0
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë një thirrje për qytetarët shqiptarë që kërkojnë të aplikojnë për vizë amerikane që të shmangin përdorimin e agjencive apo të ashtuquajturve “agjentë vizash”.

Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada thekson rëndësinë e plotësimit të aplikimit personalisht dhe me kujdes, duke paralajmëruar se gabimet apo informacioni i pasaktë mund të çojnë në refuzimin e vizës, apo edhe ndalim të udhëtimeve në të ardhmen.

Autoritetet amerikane nënvizojnë gjithashtu se aplikimi online është i thjeshtë, i sigurt dhe plotësisht falas.

“Mos u mbështetni te një agjenci për të plotësuar saktë aplikimin tuaj. Gabimet mund të çojnë në refuzim të aplikimit tuaj dhe dhënia e informacionit të rremë mund të parandalojë udhëtimin tuaj në të ardhmen. Mbroni veten dhe të dhënat tuaja ndërsa kurseni para – shmangni agjentin e vizave dhe aplikoni vetë online për një vizë amerikane. Mos harroni, Ambasada e ShBA në Tiranë është i vetmi burim zyrtar i informacionit për vizat e ShBA në Shqipëri dhe ne e ofrojmë këtë falas”, shkruan ambasada.