Sulmuesi i Manchester United, Joshua Zirkzee, ka dalë në mbrojtje të Andre Onanas pasi ky i fundit bëri dy gabime të pafalshme në barazimin 2-2 ndaj Lyonit të enjten.
Një gol i minutes së fundit nga klubi francez siguroi që ndeshja e parë në Francë të përfundojë baras, me Onanan që u fajësua për të dy golat që morën ‘Djajtë e Kuq’.
Portieri kamerunas shpeshherë është kritikuar për gabimet e tij që prej se iu bashkua Unitedit, ani pse trajneri Ruben Amorim i doli gjithashtu atij në mbrojtje kur u pyet nga gazetarët.
Ai tashmë ka marrë edhe përkrahjen e Zirkzee, me këtë të fundit që tha se ekipi i tij do ta përfundojë me sukses punën në ndeshjen e dytë.
“100 për qind. Ne jemi një skuadër, kështu që ne nuk do të fajësojmë dikë që bën gabime. Kjo është qesharake”.
“Të barazosh është gjithmonë, nuk dua të them frustruese, por të lëndon kur ndodhë në këtë mënyrë, por ne duhet të fokusohemi në ndeshjen e ardhshme dhe kjo është në udhëtim ndaj Newcastle”.
“Pastaj të gjithë e dimë se çfarë duhet të bëjmë kur të përballemi me Lyon sërish në shtëpi javën e ardhshme”.
“Ne duhet ta fitojmë atë, ne të gjithë e dimë këtë. Nuk ka opsion tjetër. Është gjëja e vetme që duhet të bëjmë. Nuk do të jetë e lehtë, por ne duam të fitojmë, ne duhet të fitojmë”, ka thënë Zirkzee.
United do të luajë me Newcastle United në udhëtim të dielën, para se të fillojnë përgatitjet për duelin e kthimit ndaj Lyonit.