Ballina Politika Berisha për LaCivita-n: Nuk erdhi për para, por se e dinte që...

Berisha për LaCivita-n: Nuk erdhi për para, por se e dinte që duhej të kthehesha unë në pushtet

39
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të dielë një takim me shqiptarë në Brescia, për t’u kërkuar votën në zgjedhjet e 11 majit, me premtime të ricikluara.

I pranishëm në takim ishte konsulenti elektoral, Chris LaCivita, në të cilin Berisha var shpresat për fitore në këto zgjedhje parlamentare.

Ashtu si në takimin e çeljes zyrtare të fushatës që “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” zhvilloi më 11 prill në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, edhe në takimin e sotëm të Berishës me emigrantët shqiptarë në Brescia, LaCivita foli shkurt.

“Shqipëria po përballet me një krizë të vërtetë. Po humb më të mirët dhe më të mençurit. Për mundësi dhe oportuniteti që sot Shqipëria nuk i ofron. Nuk ofron mundësi sepse për 12 vitet e fundit, Edi Rama dhe socialistët i kanë bërë këtë të pamundur. E vetmja rrugë që kjo të ndryshojë është të ngriheni dhe të gjithë të shkoni e të votoni. Shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë kanë një mundësi të jashtëzakonshme për të ndryshuar drejtimin e Shqipërisë. Çdo votë ka rëndësinë e vet, por sidomos ata që jetojnë jashtë Shqipërisë,. Ju jeni këtu për të vendosur për të ardhmen tuaj, por edhe të familjes tuaj. Por tani ju keni mundësi që të ndryshoni edhe të ardhmen e Shqipërisë. Në 2024 Donald Trump u bë president i SHBA-së, sepse solli për të votuar pjesën më të madhe të amerikanëve. Duke dalë të gjithë, sa më shumë për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, për numrin 1 për doktor Sali Berishën, ju do ta bëni Shqipërinë të madhe përsëri”, tha Lacivita.

Berisha u përpoq të justifikojë fjalimet gjithnjë e më të shkurtra të konsulentit amerikan në takimet e PD, duke thënë se ai nuk ka ardhur për para, por sepse e dinte që ish-kryeministri ‘Non Grata’ nga SHBA, duhej të rikthehej në pushtet.

“Miq, miku ynë Chris LaCivita nuk erdhi as për para, as për influenca sepse opozita të tjera më të mëdha se e jona, më të fuqishme i kishin bërë dhjetëra e dhjetëra oferta.
Por arkitekti i rikthimit, ai e ndjeu se Sali Berisha dhe Partia Demokratike duhet të riktheheshin në pushtet”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu