Ballina Lifestyle Joz Marku merr mesazhin e fortë nga boksieri shqiptar

Joz Marku merr mesazhin e fortë nga boksieri shqiptar

45
0

Një ngjarje e paprecedentë dhe skandaloze u regjistrua gjatë spektaklit të Big Brother Vip Albania.

Ka qenë Jozi ai i cili ka qëlluar me shuplakë një nga finalistët e këtij edicioni, Gjestin.

Përpara daljes së tij nga shtëpia, pas eleminimit nga votat e publikut, Jozi e ofendoi dhe goditi Gjestin.

Një ngjarje që shkaktoi bujë dhe reagime të shumta, qoftë nga Shqipëria apo edhe nga Kosova.

Ndërkohë ai që ka reaguar ka qenë edhe fituesi i BBVK 3, boksieri shqiptar, Drilon Rama.

Një mesazh i fortë nga Driloni, i cili haptazi “hedh kunja” për Jozin.

“Disa sillen trim para kamerave, harrojnë që jashtë nuk ka më show. Çdo veprim e ka jehonën e vet”, shkruan boksieri Drilon Rama në profilin e tij në Instagram.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu