Ballina Kronika Kultivuan lëndë narkotike më 2021, arrestohet 1 person në Kuçovë, shpallen në...

Kultivuan lëndë narkotike më 2021, arrestohet 1 person në Kuçovë, shpallen në kërkim 2 të tjerë

26
0

Pas një hetimi disa vjeçar është zbuluar në Kuçovë një rast i kultivimit të qindra bimëve narkotike në vitin 2021. Policia ka vënë në pranga një person, ndërsa ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të kryera u proceduan penalisht 4 të tjerë, pasi në banesat e tyre u gjetën armë gjahu, fishekë arme gjahu, armë sportive dhe 16.980 paund britanik.

Njoftimi i Policisë Kuçovë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kuçovë në bashkëpunim me DVP Berat nën drejtimin e Prokurorisë Berat operacioni policor i koduar “Kultivimi”.

Zbardhet pas një hetimi disa vjeçar një rast i kultivimit të qindra bimëve narkotike në vitin 2021.

Vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të kryera në vijim të këtij operacioni u proceduan penalisht 4 shtetas të tjerë, pasi në banesat e tyre u gjetën armë gjahu, fishek arme gjahu, armë sportive dhe 16.980 paund britanik.

Komisariati i Policisë Kuçovë në bashkëpunim me DVP Berat nën drejtimin e Prokurorisë Berat, finalizuan pas një hetimi disa vjeçar operacionin “Kultivimi”, ku si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi Sh. H., 28 vjeç, banues në fshatin Mendrak, Kuçovë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. Ll., 23 vjeç, banues në Lezhë dhe E. M., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Të tre këta shtetas dyshohet se në  vitin 2021, kanë kultivuar në fshatin Mendrak, Kuçovë bimë narkotike kanabis, të cilat janë konstatuar dhe asgjësuar në atë kohë nga Policia.

Gjithashtu, në vijim të operacionit, në zbatim të urdhrave të kontrollit të lëshuar nga Gjykata Berat,  u ushtruan kontrolle banesash, ku në përfundim të kontrolleve  u proceduan penalisht 3 shtetas për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe 1 shtetas për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” , konkretisht shtetasit:

-E. G., 29 vjeç, banues në fshatin Mendrak, Kuçovë, (i dënuar më parë nga autoritetet britanike për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”), pasi në banesën e tij u gjetën 16.980 paund britanik, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga veprimtaria e kundërligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.

-V. H., 51 vjeçe, banuese në fshatin Mendrak, Kuçovë, pasi në banesë iu gjetën 1 armë gjahu dhe fishekë të armës gjahut.

-R. G., 54 vjeç, banues në fshatin Mendrak, Kuçovë, pasi në banesë iu gjetën 1 armë sportive dhe disa fishekë luftarak.

-V. (Q). K., banues në fshatin Magjat, Kuçovë,  pasi në banesë iu gjetën fishekë arme gjahu.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu