Seria A e sezonit të ardhshëm ka mësuar zyrtarisht emrin e parë që do i bashkohet nga Seria B e këtij edicioni.
Në A, pas vetëm një viti poshtë, kthehet përsëri Sasuolo.
Skuadra e drejtuar nga Fabio Groso, bëri detyrën e vet në ndeshje e të shtunës ndaj Modenës duke fituar derbin, por festoi kthimin në Serinë A vetëm sot, pasi Specia e vendit të tretë barazoi ndaj Mantovës dhe nuk ka mundësinë matematikore të arrijë në 5 javët e mbetura kryesuesit e Serisë B, pasi janë 16 pikë larg tyre.
Kështu, Sasuolo mund të festojë i qetë kthimin në elitë, pas një sezoni të dominuar plotësisht ku vetëm pritej siguria matematikore.
Klubi ka bërë mirë në edicionet e mëparshme në elitë, ku kaloi 11 të tilla me rezultate mbresëlënëse dhe është cilësuar shpesh makthi i skuadrave milaneze, pasi ka marrë rezultate të rëndësishme ndaj Milanit dhe Interit.