Ballina Aktualitet Qytetarët interes për pronat e sekuestruara, AAPSK: Nëpërmjet qiradhënies u mblodhën 50...

Qytetarët interes për pronat e sekuestruara, AAPSK: Nëpërmjet qiradhënies u mblodhën 50 milionë lekë në 3 muaj

18
0

Pasuritë e sekuestrua dhe të konfiskuara nga shteti kanë rritur interesin e qytetarëve për ti marrë me qira.

Në 50 milionë lekë kanë arritur fitimet për 3 muajt e parë të vitit 2025.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara në faqen zyrtare njoftoi se të ardhurat rezultojnë të jenë dyfishuar krahasuar me një vit më parë teksa paratë e fituara nga dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara qëndronin në nivelin e 24.4 milionë lekëve.

Është miradministrimi sipas Agjencisë që ka sjellë një ritëm të rritjes së këtyre të ardhurave. Të cilat për vitin 2024 arritën në vlerën e 159 milionë lekë nga lëshimi me qira i këtyre pronave, rreth 96.2% më shumë sesa në vitin 2023, ku të ardhurat e siguruara nga qiradhënia ishin vetëm 81 milionë lekë.

“Rritja e të ardhurave është realizuar përmes rritjes së efecientësh dhe mirë menaxhimit, si edhe rritjes së numrit të pronave të sekuestruara ose konfiskuara që janë dhënë me qira nga Agjencia.”, shprehet Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Agjencia thekson se  të ardhurat e mbledhura, përveç përdorimit për detyrat funksionale, shkojnë edhe për kompensimin e viktimave të krimit, në përfitim të komunitetit, si edhe si mbështetje financiare dhe infrastrukturore për agjencitë ligjzbatuese.

Dhënia me qira e pasurive të sekuestruara ose të konfiskuara bën të mundur që këto pasuri të shfrytëzohen dhe të sjellin më shumë përfitime në arkën e buxhetit të shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu