Kryeministri Edi Rama, në takimin e tij me emigrantët në Milano, ironizoi partitë e vogla, duke thënë se “ata që s’kanë gjë në dorë, premtojnë dhe Milanon”.
“Janë edhe ca të tjerë që vijnë vërdallë këtu në Itali. Kanë dhe ca emra, jo bëhet, jo s’bëhet, jo mundet, jo s’mundet, jo bashkë, jo veç…
Ata nuk kanë asgjë të re përveç moshës, se ata vendosin në lista baxhanakë e familjarë.
Dihet që ai që s’ka gjë në dorë të fal dhe Milanon. Ta çosh votën për ata, është ta çosh dëm”, deklaroi Rama.
Rama bëri thirrje emigrantëve që të mos votojnë as “kënetën”, siç e quan ai opozitën: “Do të vijë zarfi me votën brenda, dhe do ulesh aty të vësh votën dhe ta çosh te posta dhe ta hedhësh në një kënetë në Shqipëri, është vërtet turp”.