Ballina Ekonomia Reklamat e mikrokredive ‘në lupë’, BSH: Kushte të reja, rregullore me bb...

Reklamat e mikrokredive ‘në lupë’, BSH: Kushte të reja, rregullore me bb për të ulur interesat nga jo-bankat

15
0

Kredi për pak minuta’, ‘merr një kredi të re për të shlyer të vjetrën me interesa më të mira’ apo ‘kape ofertë për kredi të shpejtë’, janë disa prej reklamave më të përhapura të shoqërive jo-banka, si një ftesë për të tërhequr sa më shumë qytetarë e biznese drejt tyre. Për këto oferta ‘joshëse’, do të ketë një kufizim e kontroll më të shtuar.

Banka e Shqipërisë ka nisur diskutimet me shoqëritë e sektorit jobankar, për të rritur transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare. Një nga ndryshimet që pritet të ndërmerret gjatë këtij viti ka të bëjë pikërisht me reklamat e produkteve që këto institucione bëjnë, dhe sesa transparente ato janë. Kështu synohet të rritet më shumë mbrojtja e konsumatorëve.

“BSH po diskuton me industrinë një numër ndryshimesh në lidhje me transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare. Kështu, do të përcaktohen elementët që duhet të konsiderohen nga subjektet për reklamat e produkteve dhe shërbimeve bankare e financiare”, thuhet në raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë.

Po kështu do të ketë edhe ndryshime të tjera në rregulloren për kreditë konsumatore dhe hipotekore që zbatohet për shoqëritë jo-banka në mënyrë që të ulen edhe më tej normat e interesit.

“Banka e Shqipërisë po asistohet nga Banka Botërore në lidhje me një reduktim të mëtejshëm të normave të interesit dhe një përafrim të akteve të BE-së për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare”, thuhet në raport.

Prej vitit 2021 kur u hartua rregullorja për normat maksimale të interesit, Banka e Shqipërisë thotë se i ka ulur me 4 herë interesat për kreditë konsumatore.

Në fund të vitit të shkuar banka e Shqipërisë miratoi ndryshime të tjera për këtë sektor ku u specifikua se nuk do të jepej kredi për personat nën 18 vjeç, nuk do të miratohen hua pa u bërë më parë një analizë financiare e kredimarrësit për tu siguruar për aftësinë e tij paguese, kufizime u caktuan edhe për fashën orare për dhënien e kredive (jo kredi nga ora 22.00 deri në 7 të mëngjesit).

Një qytetar nuk mund të ketë më shumë se 2 kredi konsumatore në të njëjtin institucion jo-bankë në të njëjtën kohë si edhe nuk  lejohen të lidhin një kontratë kredie dhe ndaj personave të cilësuar me aftësi të kufizuara. Të gjitha këto ndryshime po ndërmerren pas skandalit me mikrokreditë ku qindra qytetar u mashtruan, ju rritën detyrimet në shkelje nga MCA e Final dhe humbën pronat e tyre./shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu