Ballina Aktualitet SPAK në terren, ‘konstituohen’ zyrat në 12 qarqet! Në këto zgjedhje, vëmendje...

SPAK në terren, ‘konstituohen’ zyrat në 12 qarqet! Në këto zgjedhje, vëmendje e shtuar hetimit të krimeve zgjedhore

70
0

SPAK ka zbritur në terren. Ashtu siç ishte parashikuar në strategjinë e Prokurorisë së Posaçme për krimet zgjedhore tashmë 16 zyrat në qarqet e vendit janë gati. Sipas urdhrit të drejtuesit Altin Dumani, prokurorët së bashku me hetuesit që prej së premtes kanë marrë kontakte me prokuroritë e rretheve, ku mësohet se  nga këta të fundit u është vënë në dispozicion edhe zyra ku do të qëndrojnë për të koordinuar hetimet.

Sipas marrëveshjes së bashkëpunimit që është bërë me prokurorinë e përgjithshme dhe KQZ-në, për parandalimin e krimeve zgjedhore, prokurorët e posaçëm që do të shoqërohen edhe nga agjentët, do të analizojnë kallëzimet  referuara.

Paralelisht janë duke u verifikuar edhe referimet e pasqyruara në platformën e SPAK, e cila prej muajit mars është aktive. Burime bëjnë me dije se çdo ditë adresohen denoncime nga qytetarët, ku në të shumtën e rasteve është e vështirë identifikimi për shkak të anonimatit.

“Task-Forca”, do ketë një periudhë funksionimi që do vijojë për 3 muaj, deri në fund të majit. Në krye të kësaj Task-Force është kryeprokurori Altin Dumani.

Task-forca e SPAK do të përbëhet një strukturë qendrore dhe grupet hetimore të shpërndara në terren gjatë periudhës zgjedhore, ku do të bëjnë pjesë prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë, staf administrativ mbështetës në të 12 qarqet dhe 61 bashkitë. Në Tiranë struktura qendrore do të drejtohet nga vetë Altin Dumani. SPAK thotë se fokusi kryesor i grupeve hetimore do të jetë në parandalimin dhe hetimin e përdorimit të administratës publike, infrastrukturës shtetërore, dhe përfshirja e grupeve kriminale në proces zgjedhor. Një grup i posaçëm me hetues financiarë dhe ekspertë të tjerë të fushës do të monitorojnë përdorimin e buxhetit dhe investimet publike të cilët nuk lejohen të kryhen gjatë periudhës zgjedhore nga subjektet e posaçme.

KRIMET ZGJEDHORE QË HETON SPAK
Korrupsioni aktiv në zgjedhje
Korrupsioni pasiv në zgjedhje
Grupet kriminale në zgjedhje
Çdo krim zgjedhor nga zyrtarët e lartë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu