Zëdhënësja e fushatës së Koalicionit Euroatlantik, Dorina Musai, ka reaguar në lidhje me gënjeshtrat e radhës që ka hedhur nga qelia e burgut kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Musai e cilëson Veliajn si “kryehajdutin e Tiranës”, i cili nuk i ndahet mashtrimeve edhe në rastin e përvetësimit të projekteve të nisura nga Lulzim Basha.
Sipas saj, Bulevardi i Ri, Lumi i Tiranës dhe Pazari i Ri janë vizion dhe punë e Bashës, ndërsa Veliaj vetëm ka penguar ose vonuar zbatimin e tyre. Ajo thotë se sot nuk ka shqiptar që nuk e di se veprat e tij të vërteta janë në dosjet e SPAK dhe aferën e inceneratorit të Tiranës.
Reagimi i plotë i Zëdhënëses së fushatës të Koalicionit Euroatlantik, Dorina Musai:
Kryehajduti i Tiranës, edhe nga burgu s’i ndahet mashtrimeve.
Bulevardi i Ri u projektua, u sigurua financimi dhe nisi zbatimi nga Lulzim Basha. Kryehajduti i Tiranës vetëm pengoi zbatimin e projektit. Sot, ky bulevard do të ishte zgjeruar deri te Liqeni i Paskuqanit.
Lumi i Tiranës u pastrua dhe u sistemua falë projektit të Lulzim Bashës dhe punimeve që avancuan gjatë mandatit të tij.
Pazari i Ri është vizion dhe projekt i Lulzim Bashës.
Kryehajduti i Tiranës, i njohur për abuzimet me paratë e qytetarëve – me të cilat ka paguar media, gazetarë e analistë – është përpjekur të vjedhë edhe punët e bëra nga Basha.
Por sot ska shqiptarë që nuk e di, veprat e tij të vërteta janë në dosjet e SPAK dhe në aferën e Inceneratorit të Tiranës.