Ballina Kronika I kërkuar në Itali për trafikim narkotikësh dhe falsifikim dokumentash, arrestohet në...

I kërkuar në Itali për trafikim narkotikësh dhe falsifikim dokumentash, arrestohet në kryeqytet 45-vjeçari

28
0

Një 45-vjeçar është vënë në pranga, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim dokumentash dhe si anëtar i një grupi kriminal.

I arrestuari është Genti Beqiri alias Eduard Pano, nga Tirana, teksa pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj.

“Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 37”. I kërkuar në Itali për “Grup Kriminal”, “Trafikim narkotikësh” dhe “Falsifikim dokumentash” kapet në Tiranë, 45-vjeçari nga Tirana.

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën policore dhe bashkëpunimit të FAST ALBANIA me Rrjetin Evropian (ENFAST),ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 37”.

Në kuadër të operacionit, në qytetin e Tiranës, nga ana e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale u bë lokalizimi, identifikimi dhe arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit G. B, alias E. P, 45 vjeç, banues në Tiranë .

Gjykata e Apelit Napoli/Itali, ka lëshuar Urdhër-Arrestin ndaj këtij shtetasi për veprat penale “Grup kriminal”, “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “Falsifikim Dokumentash”, parashikuar nga legjislacioni penal Italian”, njofton policia.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 45-vjeçarit në Itali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu