Harizi: Durrsakët me njohin me emrin doktoreshë Eda. Motorët e fushatës i kemi ndezur. Me takime të përditshme me qytetarët e Durrësit, duke shpalosur të gjithë programin tonë dhe çfarë do bëjmë ne në qeverisjen e Partisë Demokratike. Pika nevralgjike, jo vetëm për Durrësin, për të gjithë shqiptarët, për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Por Durrësi duke qenë se vuan akoma pasojat e tërmetit. Ka akoma shumë familje në hall. Unë jam anëtare prej dy vitesh e Këshillit Bashkiak, si pjesë e listës se PD dhe ne si Këshilltarë të PD kemi ngritur atë problematikën që është në fakt një problematikë e rëndë për qytetarët.
Ka dy vite që u është ndërprerë bonusi. Marrin borxhe dhe kredira për të paguar bonusin e qerasë, sepse shtëpitë nuk janë rindërtuar akoma dhe bonusi nuk jepet. Përgjigja e dhënë nga Bashkia e Durrësit është që qeveria qendrore na ka ndërprerë fondet. Ndërkohë që të gjithë e dimë që janë dhënë me miliona euro fonde për rindërtimin një pjesë e të cilave akoma nuk ka shkuar aty ku duhet tek qytetari. Dhe ne kërkuam që të bëhej edhe një komision hetimor për fondet e dhëna për bashkinë e Durrësit si këshilltar të PD, por me forcën e kartonit nuk u ngrit dot komisioni. Gjithsesi në bëmë denoncimet tona të hapura publike që të kërkohej të shkohej deri në fund, ku janë dhënë dhe si janë dhënë fondet rindërtimit duke qenë se akoma një pjesë jo e vogël e qytetarësh vazhdon të mos futet në banesa dhe të mos marrë as bonusin por të paguaj vetë nga lekët e tyre, duke marrë, thashë, edhe borxhe e kredi./syri