Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka qenë jashtëzakonisht e ashpër me Qeverinë.
Ajo ia ka përmendur faktin se Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, ndërsa ndaj ShBA-ve mban tarifa, duke e quajtur turp.
“Kjo s’ka të bëjë me çështje fiskale, kjo ka të bëjë me aleanca strategjike. Llogariteni, sot në prill 2025, Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, kurse i ka vënë tarifa aleatit të vet ekzistencial, SHBA-së, për mua kjo është turp, nuk ka turp më të madh”, tha Osmani.
“Dhe në vend se të mirëpritet një propozim nga Presidentja e Kosovës, unë nuk jam Presidente e Serbisë, jam e Kosovës, në fakt propozimet edhe nga qytetarët kur vijnë ato duhet të mirëpriten, e lëre më nga Presidentja e Kosovës, që e mbron interesin e Kosovës”.