Ballina Politika Berisha nga tregu industrial: Amnisti fiskale për bizneset e vogla brenda 100...

Berisha nga tregu industrial: Amnisti fiskale për bizneset e vogla brenda 100 ditëve të para, ulje të ndjeshme taksash dhe çmimesh

28
0

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në një takim me drejtuesit e bizneseve të vogla në Tregun Industrial në Tiranë.

Ai u shpreh se në 100 ditët e para, amnistia fiskale do të jetë jo vetëm për bizneset, por edhe për gjobat e qytetarëve.

“Jemi të vendosur të mbështesim fuqishëm biznesin e vogël, sepse është biznesi që punon më shumë dhe është biznesi që pasqyrohet më shpejtë dhe më mirë për mirëqenien e njerëzve. Për biznesin e vogël do të ulim çmimin e energjisë nga 18 në 6 lekë. E kemi pasur 6 dhe 6 do e zbresim prapë. Tavanin 140 mijë euro pa taksa, do e ngremë në 180 mijë euro. Dhe kjo është një lehtësim, një frymëmarrje. Taksat e bashkisë që shkojnë në absurditet, sepse siç e dini kanë qenë shumë më të ulëta. Unë isha në një treg tjetër, pllakat jashtë u merrte 1500 lekë për metër katror, do zbresë në 120 lekë. Do e përgjysmojmë tarifën e ujit dhe bashkia me ligj nuk do vendosë më shumë se 20% të xhiros taksa. Ne nuk ecim me parimin e tarifave të larta për dogana.

100 ditët e para do jetë amnistia fiskale jo vetëm për të gjitha bizneset e vogla, por do jetë dhe për të gjitha gjobat. Jo vetëm për bizneset e vogla, por edhe për qytetarët. Ky donte të bënte amnisti për trafikantët. Atë nuk e bëjmë. Ato paratë e tyre po e rrëzojnë ekonominë përtokë. Po e kthejnë vetëm ndërtim. Shkon çmimi sa në Mynih dhe sa në Paris, kështu që degët e tjera të ekonomisë bien. Gjobat e keni të sigurt që do amnistohen”, u shpreh Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu