Ballina Kronika “Plumbi i Artë”, Nuredin Dumani përballet me Asllan Plakun: Të pagova 50...

“Plumbi i Artë”, Nuredin Dumani përballet me Asllan Plakun: Të pagova 50 mijë euro dhe 1 motor për vrasjen e Dorian Shkozës

19
0

Zhvillohet sot seanca në GJKKO për të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani, i cili vijon dëshminë para togave të zeza dhe përballjen me bashkëpunëtorët në krime, si edhe ushatarët e tij.

Në GJKKO është marrë në pyetje Asllan Plaku, që akuzohet nga vrasësi me pagesë se ka patur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Dorian Shkozës.

Dumani është shprehur se e pagoi 50 mijë euro Plakun dhe 1 motor. Pas pak Dumani do të përballet me ish të penduarin e drejtësisë Henrik Hoxhaj.

Gjatë dëshmisë së sotme, Dumani ka zbuluar dhe detaje nga vrasja e Ervis Dedës, për të cilën thotë se është informuar nga Festim Qosja.

Ai ka rrëfyer se pas ngjarjes, të dy ata shkuan të Shkëmbi i Kavajës. Dumani thotë se makinën që përdorën në vrasje ja sollën Festimit nga Fushë Kosova, të cilën më pas e kanë djegur dhe kanë ecur për disa km në këmbë.

Pjesë nga marrja në pyetje në sallën e gjyqit:

Avokati: Si ke marre dijeni për vrasjen e Ervis Dedës?

Dumani: Kam ardhur ne dijeni sepse ma ka dhënë Festimi. Kur jam takuar me Festimin kemi shkuar të shkëmbi Kavajës për të kërkuar armën.

Avokati: Si je njohur me Festimin?

Dumani: Jemi njohur për shkak të një konflikti në lokalin e tij

Avokati: Pas njohjes me Festimin keni patur shoqëri të qëndrueshme?

Dumani: Po kemi patur.

Avokati: Shoqëroheshit me njeri-tjetrin?

Dumani: Po. Shoqëroheshim në dreka darka kur mundeshim. Deri ne 2022 kur jam arrestuar

Avokati: Si komunikoje me Festimin?

Dumani: I thoja djalit të tezes që punonte te lokali.

Avokati: Çfarë te ka thene Festimi per vrasjen e Elvis Dedes?

Dumani: Makinën që përdorën në vrasje ja sollën Festimit nga Fushë Kosova. Elvis Deda ose Losha ka qenë duke drekuar. E ka gjuajtur Enriku dhe ka dalë edhe Festimi që ishte shofer. Kanë djegur makinën dhe kanë ikur për disa km në këmbë. Këto mi ka thënë Festimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu