Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Por një pamje nga salla e Kuvendit ka marrë vëmendjen e qytetarëve, kur kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kalon pranë kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe ky i fundit nuk e kthen kokën për ta përshëndetur atë.
Nuk dihet nëse dyshja ka pasur komunikim më herët sot, por në bazë të pamjeve duket se Haradinaj ka injoruar Limajn në ato momente.
Limaj së fundi u komentua se do ta përkrahë formimin e Qeverisë së re.