Ballina Kronika U arratis me të dashurin pasi ai i plagosi ish-burrin, 29-vjeçarja vetëdorëzohet...

U arratis me të dashurin pasi ai i plagosi ish-burrin, 29-vjeçarja vetëdorëzohet në policinë e Fierit

30
0

Është vetëdorëzuar në Policinë e Fierit Melisa Hoxhallari, e cila ishte arratisur së bashku me bashkëjetuesin e saj pas plagosjes së babait të fëmijës së saj Glefian Hoxhallari.

Ky i fundit u plagos nga partneri i ish-gruas mbrëmjen e së dielës së 5 janarit në një lokal pranë vendit të quajtur “Zogu i Zi” në Fier dhe mbet në gjendje të rëndë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim M. H., 29 vjeçe, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Më datë 05.01.2025, në lagjen “Apollonia”, dyshohet se shtetasi K. B. (aktualisht në kërkim), në bashkëpunim me 29-vjeçaren, plagosi me armë zjarri, shtetasin G. H., 40 vjeç“-njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu