Ballina Kronika Vdekja e 32-vjeçarit në Divjakë që ra në kontakt me rrymën elektrike,...

Vdekja e 32-vjeçarit në Divjakë që ra në kontakt me rrymën elektrike, arrestohen dy persona

29
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mërtish pranë Divjakës mesditën e së hënës, kur 32-vjeçari Xhuljo Shtëmbari humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Policia e Fierit raporton se dy persona janë vënë në pranga sa i përket kësaj ngjarjeje.

Xh. H., 60 vjeç, banues në Gradishtë dhe A. P., 57 vjeç, banues në Babunjë janë arrestuar pasi, dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke mos shkëputur energjinë elektrike në linjën që po riparonte 32-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu