Ballina Kronika “4 të armatosur sollën me Range Rover trupin e pajetë”/ Zhdukja e...

“4 të armatosur sollën me Range Rover trupin e pajetë”/ Zhdukja e Prengës,dëshmon kopshtari:Ja çfarë ndodhi në kompleks

45
0

Në Gjykatën e Posaçme, gjatë seancës për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, në sallën e gjyqit ka dëshmuar Festim Bexhdili (i dënuar me burgim të përjetshëm, me pas vendimi u prish nga gjykata e Lartë duke e kthyer për rigjykim), i cili ka qenë dëshmitarë në momentin që në Kompleksin Golden ka ardhur makina ku në bagazhin e të cilës ishte Jan Prenga.

Në salle Festim Bexhdili ka deklaruar atë se çfarë ka parë ditën e ngjarjes.

“Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një “Range Rover” i bardhë dhe u fut tek garazhi. Shkova t’i pyesja. Ishin 4 veta të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe ju dërgova. Isha i frikësuar. Më thanë “ka vdekur njëri”. Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur. E kaluam nga Range në një Fiat Doblo, që e përdornim për furnizimet në kompleks. E zhvendosëm trupin. Fytyrat i kishin zbuluar, por nuk i kujtoj. Njëri kishte tatuazhe. Pastaj më kërkuan edhe një kazmë e një lopatë. Nga gjuha mu dukën si nga veriu”, dëshmoi Festim Bexhdili.

Më tej Bexhdili është shprehur se në ambientet e resortit ka ardhur Altin Hajri.

Bexhdili: “Aty erdhi pastaj Altin Hajri. Ai i shau dhe ju tha “c’doni këtu, po na merrni në qafë”. Ju kërkoi të ikin shpejt. Nuk e di c’bëri Altini pastaj. Nuk e di për çfarë i deshën kazmën e lopatën. Jua dhashë dhe ata i futën ne makinë. Pasi ata ikën unë shkova në shtëpi në Kavajë.”

SPAK dyshon se Bexhdili ka dijeni ku është fshehur apo asgjësuar trupi i Jan Prenges por ai e ka mohuar një gjë te tillë. Në këtë proces gjyqësor po gjykohen edhe Dritan Rexhepi, Aldo Majnishta, Gentian Funiqi, Martin Bleta, Korado Gështenja, Artan Doçaj dhe Geraldo Martini. Për vrasjen e Jan Prengës akuzohet dhe po gjykohet veçmas edhe Altin Hajri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu