Ballina Sport Bayern dhe Real Madrid kërkojnë përmbysje të “çmendura” në Champions League

Bayern dhe Real Madrid kërkojnë përmbysje të “çmendura” në Champions League

40
0

Sonte mbyllet faza çerekfinale e Champions League me dy përballje të zjarrta që do të përcaktojnë edhe dy skuadrat e fundit që do të sigurojnë një vend mes katër më të mirave të Europës.

Në “San Siro”, Interi pret Bayern Munichun në një sfidë që është cilësuar nga shumë si një “finale e parakohshme”.

Italianët vijnë me epërsinë 2-1 nga ndeshja e parë në “Allianz Arena”, por asgjë nuk është e sigurt për skuadrën e Simone Inzaghit.

Zikaltërit janë në formë të shkëlqyer, me vetëm dy humbje në 19 ndeshjet e fundit në Champions, dhe do të kërkojnë të menaxhojnë rezultatin ndaj një rivali që ka në përbërje emra të mëdhenj dhe një etje të madhe për sukses. Megjithatë, Bayern do ta ketë të vështirë të depërtojë në mbrojtjen italiane, veçanërisht me një Harry Kane që pritet të ketë pak hapësira në zonë.

Në aspektin e mungesave, Interi do të duhet të bëjë pa Zielinskin dhe Dumfrisin, ndërsa bavarezët nuk do të kenë në dispozicion yje si Alphonso Davies, Jamal Musiala, Manuel Neuer dhe Dayot Upamecano.

Ndërkohë, në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid përballet me një sfidë jashtëzakonisht të vështirë kundër Arsenalit. Skuadra londineze siguroi një fitore të thellë 3-0 në ndeshjen e parë dhe vjen me një avantazh të madh në këtë transfertë.

Pavarësisht disavantazhit, “Los Blancos” nuk janë dorëzuar. Historikisht, ata kanë arritur të përmbysin një diferencë prej 3 golash në tre raste nga gjithsej gjashtë herë kur janë përballur me një situatë të tillë.

Carvajal dhe Militao mungojnë për shkak dëmtimi, ndërsa Camavinga është i pezulluar.

Nga ana tjetër, Arsenal ka një listë të gjatë mungesash me Jesus, Havertz, Tomiyasu, Gabriel dhe Calafiori të gjithë jashtë fushës për shkak dëmtimesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu