Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka reaguar pas fotomontazhit me deputetin socialist Vullnet Sinaj, për shkak të ngjashmërisë së tyre.
LaCivita shprehet se videoja është e fabrikuar nga kryeministri Edi Rama.
“Video është fake-është fabrikuar nga fake-u Edi Rama. Edi Rama është kaq i dëshpëruar për të shmangur debatin për 12 vitet e dështimeve të tij ekonomike para popullit shqiptar-sa i duhet të prodhojë-dhe të bëjë mbështetësit e tij të korruptuar të prodhojnë-imitime megjithë mend të dobëta të miat.
Unë jam, të paktën më i zgjuar, se ky që mbështet Edi Ramën, një KM dështak dhe bandit. Familjet shqiptare kërkojnë zgjidhje reale për vështirësitë ekonomike me të cilat përballen.
Kjo lloj sjellje e Ramës dhe njerëzve të tij është një tregues tjetër i asaj se vetëm Dr. Berisha ka aftësinë dhe stabilitetin për të bërë këtë: për të zgjidhur problemet ekonomike të shqiptarëve”-thuhet në reagim.