Ballina Aktualitet KLP promovon prokurorin e dosjes ‘Zarka’, cakton Erion Shqarrin shef të Prokurorisë...

KLP promovon prokurorin e dosjes ‘Zarka’, cakton Erion Shqarrin shef të Prokurorisë së Vlorës

61
0

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 4 vjet e tre muaj për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, i akuzuar se ka ndikuar tek kolegë të tij, ndër të tjera, për të ndihmuar personat e përfshirë në dosjen “Toyota Yaris”.

Një prej episodeve në ngarkim të Zarkës është edhe ushtrimi i ndikimit të paligjshëm që ai ka kryer tek një vartës i tij, për mosfillimin e një procedimi penal në vitin 2020 për ndërtimin e paligjshëm të një hoteli në Vlorë.

Po sipas hetimeve të Prokurorisë, ndikimi i paligjshëm duhet të jetë kryer, pasi prokurori Shqarri ka marrë vendimin e mosfillimit, saktësisht sipas bisedave të kryera mes shefit të tij në atë kohë, Aurel Zarka dhe avokatit të biznesmenit të kallëzuar.

Por, ndërkohë që për Zarkën duket se janë gjetur element të plotë të veprës penale, nga ana tjetër, i ndikuari, pra prokurori Shqarri, jo vetëm që nuk është marrë nën hetim, por, përkundrazi, është promovuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Aurel Zarka u arrestua në Korrik të vitit 2024 dhe KLP-ja caktoi përkohësisht si zëvendësues të tij në Tetor të vitit të kaluar, pikërisht Erion Shqarrin. Tre muaj më pas, në janar 2025, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i dha një mandat tjetër të përkohshëm 3-mujor Shqarrit për të drejtuar Prokurorinë e Vlorës.

Paralelisht, KLP-ja e vlerësoi “shkëlqyeshëm” prokurorin Shqarri në shkurt 2025, pavarësisht se mbi të ekzistojnë dyshime të forta nga Prokuroria e Posaçme si zyrtar i përfshirë në korrupsion.

Drejtuesi aktual i përkohshëm i Prokurorisë së Vlorës është njëkohësisht bashkëshort i një prej prokuroreve të SPAK-ut, Anita Jella.

Kjo e fundit u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në korrik të vitit 2024 dhe emri i saj kaloi filtrin e Komisionit të Posaçëm të ngritur nga drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu