Sulmuesi legjendar argjentinas, Carlos Tevez dëshiron që ish-bashkëlojtarët e tij, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi të marrin pjesë në ndeshjen e tij të lamtumirës në Buenos Aires.
Edhe pse nuk është caktuar një datë, Tevez, i cili u tërhiq nga futbolli në vitin 2022 pas një karriere të suksesshme në Ligën Premier dhe Serie A, ka filluar të planifikojë ditën e madhe.
“Po, do të organizoj një ndeshje lamtumire. Ndoshta do ta bëj. Duhet të kuptojmë se kur. Nuk është e lehtë”, ka thënë fillimisht Tevez në një intervistë në platformën e transmetimit Olga.
I pyetur nëse Messi dhe Ronaldo, të cilët kanë fituar 13 Topa të Artë së bashku, do të luanin në skuadra të ndryshme në ndeshjen e lamtumirës, ëTevez tha: “Ne do t’i bashkojmë”.
Ndeshja e lamtumirës me shumë mundësi do të luhet në stadiumin vendas të Boca Junuiors, ‘La Bombonera’.
I pyetur se si ta bind Ronaldon, ish-ylli i Boca Juniors tha: “Do të shkoj ta marr vetë”.
Tevez luajti së bashku me Messin në kombëtaren argjentinase nga vitin 2005 deri në 2015.
Krahas Ronaldos te Manchester United, Tevez fitoi gjashtë trofe, duke përfshirë dy tituj të Ligës Premier dhe një të Ligës së Kampionëve.
41-vjeçari thotë se ka qëndruar në kontakt me të dy ikonat e futbollit.
Që nga ‘varja e këpucëve’, Tevez ka drejtuar skuadrat argjentinase Rosario Central dhe Independiente, por tani është pa klub.