Ballina Lifestyle Pse zëri jonë tingëllon ndryshe kur e dëgjojmë në video? Arsyeja e...

Pse zëri jonë tingëllon ndryshe kur e dëgjojmë në video? Arsyeja e vërtetë do t’ju befasojë

42
0

Kur e dëgjojmë zërin tonë të incizuar, është një “befasi” sepse nuk është ai zë me të cilin jemi mësuar gjithë jetën ta dëgjojmë nga brenda

Gjatë kohës kur flasim e dëgjojmë zërin tonë në mënyrë tjetër nga ajo si e dëgjojmë kur e incizojmë në një video. Ky është një nga momentet më të çuditshme të cilën e kemi përjetuar shumica nga ne.

Siç duket, arsyeja prapa këtij fenomeni është shumë e thjeshtë.

Kur e dëgjojmë zërin tonë në një incizim, valët e zërit që dalin nga altoparlanti udhëtojnë te veshët tanë përmes ajrit, dhe e dëgjojmë zërin tonë në mënyrën se si tjerët na dëgjojnë kur flasim.

Por, kur e dëgjojmë zërin tonë gjatë kohës që flasim, ne e dëgjojmë atë në dy mënyra të ndryshme – në mënyrë të brendshme dhe të jashtme.

Në fakt, njerëzit që merren me muzikë, radio ose aktrim, zakonisht mësohen me zërin e tyre të incizuar dhe e pranojnë si “zëri i tyre i vërtetë”, transmeton Telegrafi.

Fillimisht ju e dëgjoni zërin që del nga goja juaj (atë të cilin e dëgjojnë edhe njerëzit tjerë), dhe pastaj në të njëjtën kohë e dëgjoni zërin që vjen nga vibrimet që prodhohen nga akordet vokale, e të cilat udhëtojnë përgjatë kokës tonë.

Eshtrat në kafkë i rrisin ato vibracione me frekuencë të ulët, dhe kjo është arsyeja se përse zëri jonë tingëllon më i ulët sesa ç’është në të vërtetë.

Pra, nëse dëshironi ta dini si tingëllon vërtet zëri juaj, vetëm incizojeni apo mbulojeni veshin e majtë dhe flisni. Dhe mos u brengosni se zëri juaj tingëllon i çuditshëm sepse njerëzit tjerë veçse janë mësuar ta dëgjojnë në atë mënyrë.

Pra, kur e dëgjojmë zërin tonë të incizuar, është një “befasi” sepse nuk është ai zë me të cilin jemi mësuar gjithë jetën ta dëgjojmë nga brenda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu