Ballina Sport Reagim i pazakontë nga Dembele

Reagim i pazakontë nga Dembele

36
0

Dembele nuk ishte aspak i lumtur, pas ndeshjes që PSG luajti mbrëmë ndaj Aston Vilës.

Shkak për këtë u bë çmimi lojtari i ndeshjes, që iu caktua nga UEFA.

PSG humbi me rezultatin 3-2 në transfertën e “Villa Park”, teksa siguroi kualifikimin për shkak të fitores në shtëpi(3-1).

“E bëmë shumë të vështirë për veten tonë. Thuajse ramë poshtë.

Dukej sikur po bëheshim arrogantë. Le të jetë kjo ndeshje në leksion për ndeshjet e ardhshme në Champions”, u shpreh Dembele pasi mori çmimin.

Francezi i sulmit u tregua i sinqertë pasi në këtë ndeshje kishte lojtarë të tjerë, që dhanë më tepër se ai. PSG ndërkohë do të luajë në gjysmëfinalen e Champions sërish.

Kundërshtari për ekipin e Luis Enrike do të vendoset nga i kualifikuari i çftit Real Madrid-Arsenal. Këto të fundit e kanë fituar 3 me 0 ndeshjen e parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu