Ballina Lifestyle ​Sarah Sherman kritikohet për përqeshjen ndaj aktores Aimee Lou Wood

​Sarah Sherman kritikohet për përqeshjen ndaj aktores Aimee Lou Wood

38
0

Komediania Sarah Sherman është kritikuar ashpër pas imitimit të aktores Aimee Lou Wood në një video komike të Saturday Night Live, ku u tall me dhëmbët e saj.

Fansat e aktores britanike, e cila së fundmi ka luajtur në sezonin e tretë të The White Lotus, e kanë dënuar skenën si mizore dhe fyese. “Të tallesh me pamjen e dikujt është e ulët”, shkroi një ndjekës në Instagram. Të tjerë e quajtën Sherman “jo vajzë për (që përkrah) vajzat” dhe kërkuan për një ndjesë publike.

Një ndjekës tjetër e mbrojti Sherman’s, duke theksuar se skeçi nuk ishte vetëm zgjedhja e saj dhe se Aimee kishte konfirmuar se kishte marrë ndjesë private.

Vetë Aimee reagoi në Instagram, duke e quajtur skeçin “të pavend dhe pa kripë”, sidomos pjesën ku Sarah mbante proteza të mëdha dhëmbësh. Ajo theksoi se nuk ka problem me imitimet, por kjo ishte “goditje e pahijshme”.

“Kam dhëmbë të veçantë, jo të këqij”, shkroi ajo, duke shtuar se e shqetëson fakti që fokusi është vetëm te pamja e saj, jo te puna që bën si aktore.

Në një intervistë për GQ, Aimee rrëfeu pasiguritë për pamjen dhe ndjesinë se nuk ishte e dëshiruar nga HBO. Më vonë sqaroi se asnjë nga HBO nuk e kishte quajtur të shëmtuar dhe se mbështetja prej tyre ka qenë e jashtëzakonshme.

Ajo është vlerësuar për refuzimin ndaj standardeve artificiale të bukurisë dhe për mbajtjen natyrale të dhëmbëve të saj, që shumë i shohin si simbol rebelimi ndaj presioneve të Hollywood-it.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu