Nga një dyqan stolish në qytetin Los Angeles të shtetit amerikan të Kalifornisë, është vjedhur stoli në vlerë prej të paktën 10 milionë dollarësh, pasi të dyshuarit kanë hyrë në dyqan duke ia shpuar murin.
Zyrtarët e Departamentit të Policisë së Los Angelesit (LAPD) njoftuan se më 13 prill ka ndodhur vjedhje në një dyqan stolish. Në pamjet e kamerave të sigurisë mund të shihet se si të dyshuarit duke thyer murin e betonit të dyqanit ngjitur po hyjnë në dyqanin e stolive.
Sipas raporteve fillestare, të dyshuarit vodhën nga dyqani stoli të vlefshme si orë dhe gjerdane ari me vlerë mbi 10 milionë dollarë dhe u arratisën përmes një vrime që hapën.
Pronarët e dyqanit, të cilët nuk e vunë re vjedhjen ditën e parë për shkak se nuk ra alarmi, deklaruan se dëmi ishte afër 20 milionë dollarë.
Policia nisi hetime nga gjurmët e gishtave dhe mbetjet e ADN-së në vendin e incidentit.