Skiatorja italo-shqiptare, Lara Colturi ka kërkuar që të largohet nga Shqipëria, për të përfaqësuar vendin e saj të lindjes, Italinë. Tashmë, kjo kërkesë është bërë në formë zyrtare.
Kërkesa e skiatores 18-vjeçare është dorëzuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, por akoma nuk ka miratim. Kjo kërkesë ka kohë deri më datë 1 maj për t’u shqyrtuar dhe për të marrë vendim.
Një nga shkaqet e kërkesës për këtë transferim nga Colturi, është mungesa e fondeve në Shqipëri.
Kujtojmë që 18-vjeçarja është pjesë e Shqipërisë prej 4 vitesh, ku nuk kanë munguar performancat e mira.
Kujtojmë që në Kupën e Botës që lamë pas, Lara Colturi siguroi 3 herë podiumin, duke mbajtur lart flamurin kuqezi. Ndërkohë që në renditjen finalen u pozicionua e 7-ta.