Ballina Sport Shtypi francez ironi me Princin Uilliam dhe Aston Vilën

Shtypi francez ironi me Princin Uilliam dhe Aston Vilën

21
0

“L’Equipe” ka bërë ironi therëse për Prinsin Uilliam, i cili njihet për dashurinë që ushqen për ekipin e Aston Vilës.

Sportivja franceze ka hapur sot faqen e parë me titullin “God save Donnarumma!” duke vlerësuar paraqitjen e portierit italian në Villa Park dhe njëkohësisht duke ironizuar himnin britanik, i cili i kushtohet Mbretëreshës.

Princi Uilliam ishte në shkallët e stadiumit në “Villa Park” kur vendasit mundën 3-2 ekipin e PSG-së, por pa mundur të kualifikohen pas humbjes 3-1 në “Parc des Princes”.

“Ku do të ishte sot Paris Saint-Germain pa Xhanluixhi Donarumën? Mbase jo në ½ të Ligës së Kampioneve”, shkruante “L’Equipe” në analizën e bërë kur vlerësoi portierin me notën 8 (më e larta është dhjetë).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu