Ballina Lifestyle Aktori i famshëm duket i panjohur si mafioz në xhirimet e një...

Aktori i famshëm duket i panjohur si mafioz në xhirimet e një filmi të ardhshëm

35
0

Aktori i njohur, i cili luan rolin e një vrasësi mafioz në “By Any Means”, është filmuar në xhirime dhe për shkak të transformimit fizik për këtë rol, ai është i panjohur për shumëkënd.

A e dini se për kë bëhet fjalë?

Gjegjësisht, bëhet fjalë për yllin amerikan Mark Wahlberg. Duket sikur aktori muskuloz ka shtuar disa kilogramë për këtë rol për shkak të maskës që ka mbajtur në fytyrë.

Për xhirimet, ai kishte veshur një xhaketë kafe, këmishë të kuqe, bizhuteri ari dhe syze dielli dhe një aksesor interesant në dorën e tij ishte një kruese dhëmbësh.

Flokët e aktorit ishin dukshëm më të gjatë se zakonisht dhe të stiluar anash.

Meqë ra fjala, kjo nuk do të ishte hera e parë që Wahlberg shton peshë për një rol. Ai gjithashtu e bëri këtë për rolin kryesor në dramën biografike të vitit 2022 “Father Stu”, ku luajti një boksier të kthyer në prift katolik. Më pas ai shtoi rreth 13 kilogramë.

“Sapo kisha mbushur 50 vjeç kur mbaruam filmin dhe haja 11,000 kalori në ditë. Ky shtim drastik në peshë më dëmtoi me të vërtetë gjatë shtatë, tetë muajve të fundit”, tha Wahlberg.

Filmi, i bazuar në një histori të vërtetë, ndjek një vrasës me pagesë famëkeqe mafioze (Mark Ëahlberg) dhe një agjent të ri të FBI-së, të cilët bashkohen për të hetuar vrasjet e liderëve të të drejtave civile në Misisipi në vitin 1966.

Atij iu bashkua në xhirime nga bashkë-ylli i tij Yahya Abdul-Mateen. Në film luajnë gjithashtu: Giancarlo Esposito, Josh Lucas, Ethan Embry dhe Nicole Beharie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu