Portieri Courtiois u mundua të mbante në lojë Real Madrid në eliminatoren e Ligës së Kampioneve përballë Arsenalit si me pritjet në ndeshjen e parë, ashtu edhe me penalltinë që i neutralizoi Saka në sfidën e dytë.
Por në fund Reali doli i mundur me rezultatin e përgjithshëm 5-1 dhe nga fjalët e portierit pas ndeshjes, duket sikur fajëson sulmin që nuk bëri ashtu siç pritej.
Penalltia e Saka mund të ishte një pikë kthese…
Në fund, kur të thërrasin penallti, nëse e pret atë, përsëri beson. Në fillim krijuam rrezik dhe ndjeva tifozët. Por Arsenali është një ekip që mbrohet shumë mirë. Ishte shumë e vështirë të krijonim rrezik. Kisha ndjesinë që sikur ne do shënonim pas pushimit, do të kishim hyrë në lojë… por ata shënuan kundër nesh. U përpoqëm, vazhduam të besonim… Por nuk ia dolëm. Rajas nuk iu desh të bëjë asnjë pritje. Kjo është përmbledhja e eliminatores.
U desh shumë punë për të krijuar lojë…
Është një ekip që mbrohet mirë dhe bën presing mirë. Është e vështirë të gjesh boshllëqe. Ndoshta me gjuajtje nga distanca, kemi provuar ndonjë krosim… Por këtë vit nuk kemi një Hoselu, një sulmues natyral. Ka mbetur edhe shumë nga sezoni. Liga, Kupa e Mbretit, Botërori i Klubeve… Duhet të bëjmë gjithçka. Duhet të falënderojmë tifozët. Atmosfera ishte shumë e bukur. Shpresojmë që mund t’u sjellim pak gëzim këtë sezon.
A është e vështirë të krijosh një ekip?
Ndoshta ndonjëherë duhet të bësh autokritikë dhe të shohësh gjithçka mirë. Ndjej sikur jemi një ekip, por ndonjëherë duhet të luajmë më shumë si ekip dhe jo aq individualisht. Nëse dyfishojnë markimin e Vinit ose Kilian, të del mirë një herë, por jo gjithmonë. Duhet parë gjithçka, duhet bërë autokritikë. Dhe të shohim përpara.
A vazhdon ende të përçohet mesazhi i Ançelotit?
Po. Nuk ka asnjë problem. Nuk kemi dyshime për trajnerin. Mesazhi përçohet, pastaj na takon ne ta bëjmë në fushë.