Ballina Politika Denoncimi i deputetit PD, Bozdo/ Punonjësit e Bashkisë Berat telefonojnë emigrantët të...

Denoncimi i deputetit PD, Bozdo/ Punonjësit e Bashkisë Berat telefonojnë emigrantët të marrin vota, administrata…

36
0

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Beratit, Eno Bozdo ka denoncuar një biznes që sipas tij përdoret për qëllime elektorale. Ai është shprehur se punonjësit e bashkisë dhe jo vetëm, po përdoren si punonjës call center duke telefonuar të gjithë emigrantët e qarkut Berat që janë regjistruar zyrtarisht për votime dhe duke i kërkuar atyre votën për Partinë Socialiste.

Deklarata e plotë:

Përshëndetje!

Në këto caste,në orar zyrtar, në një hotel privat ngjitur me Bashkinë Berat, në shkelje flagrante të ligjit zgjedhor, punonjësit e Bashkisë Berat dhe agjencive në varësi të saj po përdoren si punonjës të një call center, duke telefonuar të gjithë emigrantët e qarkut Berat që janë regjistruar zyrtarisht për votime dhe duke i kërkuar atyre votën për Partinë Socialiste. Kështu administrata që paguhet nga taksat tona është kthyer në një ushtri të keqpërdorur patronazhistësh të partisë në pushtet. Për më tepër, punonjësit e bashkisë përdorin numrat e celularëve të emigrantëve, mesa duket të marra direkt nga KQZ, gjë që përbën një thyerje gjithashtu të rëndë të ligjit zgjedhor dhe atij të ruajtjes së të dhënave personale.

Në krye të këtij operacioni antiligjor qëndrojnë Silvi Merdani, ish Dretoreshë e turizmit si dhe Arisa Toska, Sekretare e Përgjithshme e Bashkisë Berat. Në telefonin e kësaj të fundit janë të gjitha grupet e patronazhistëve ku kërkohet llogari dhe jepen konfirmimet e votave sipas listave. Ndërsa ne laptopin e Ervin Demos, gjenden të gjithë numrat e të gjithë emigrantëve beratas që do të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Ky operacion antiligjor mbështetet në terren nga një operacion tjetër të blerjes së votës, që zhvillohet në mes të ditës: hedhja me shumicë e cakullit dhe asfaltit elektoral në rrugët dhe rrugicat e qarkut, denoncuar sa e sa herë nga deputetët e Partisë Demokratike, në thyerje flagrante të ligjit zgjedhor. Në krye te këtij operacioni tjetër qëndron Joana Melengu, drejtoreshë në bashki, e kapur me presh në dorë në zgjedhjet e vitit 2021 së bashku me furgonin me ndihma dhe karta identiteti!

Që pushtetarët e sotëm vjedhin dhe manipulojnë, ky fakt nuk përbën asgjë të re. por pyetja më e rëndësishme sot është: ku është SPAK dhe pse nuk vepron ai? Nëse SPAK ka vullnet, mund të kapë në flagrancë punonjësit e Bashkisë Berat në sallën e konferencave të hotelit ngjitur, ndërsa janë në shkelje flagrante të ligjit zgjedhor. Mund të kapë në flagrancë edhe kamionët me cakull dhe zift që po shtrojnë me shumicë asfalt electoral në mes të ditës! Ky është një denoncim publik nga ana e Partisë Demokratike. Depozitimi shkresor po ndodh gjithashtu. Ne i bëjmë thirrje SPAK të zbatojë ligjin dhe të ushtrojë funksionet që ligji e detyron. SPAK duhet të ndërhyjë menjëherë për të vënë përgjegjësit përpara drejtësisë dhe ruajtur standardin zgjedhor!

Ju falemimnderit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu