Ballina Politika “Do ju vijë fotoja duke buzëqeshur kur të jeni me shpejtësi”/ Rama:...

“Do ju vijë fotoja duke buzëqeshur kur të jeni me shpejtësi”/ Rama: Kamera inteligjente në të gjitha rrugët

35
0

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar vizionin për një kontroll të avancuar të territorit dhe zbatimin e teknologjisë më të fundit në funksion të sigurisë dhe shërbimeve publike.

Gjatë aktivitetit “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri”, Rama njoftoi nisjen e programit të qyteteve të zgjuara, me një rrjet kamerash inteligjente që do përfshijë rrugët kryesore të vendit.

“Këtë vit do të fillojë zbatimi i sistemit të kamerave inteligjente fillimisht në qendrat e qarqeve. Do të kemi një kontroll absolut mbi territorin, i cili do përfitojë nga fuqia e inteligjencës artificiale,” deklaroi kryeministri.

Sipas tij, teknologjia do të mundësojë zëvendësimin e pranisë fizike të policisë në rrugë, duke i dhënë kësaj të fundit një rol reaktiv dhe të përqendruar në ndërhyrje, vetëm kur është e nevojshme.

“Falë IA, do të largohet prania konstante e policëve nga rrugët. Policia do ndërhyjë vetëm kur është realisht e nevojshme, jo të ndjekë shkelësit që nuk janë evidentë,” u shpreh Rama.

Ai theksoi se sistemi do të mundësojë monitorimin në kohë reale të shkeljeve të qarkullimit rrugor, me dërgimin automatik të provave dhe gjobave tek drejtuesit e mjeteve.

“Në kohë reale do të vijë fotoja duke buzëqeshur, ndërsa je duke ecur më shpejt se duhet, me një këshillë për të ulur shpejtësinë, vendin ku do paguash gjobën dhe foton sigurisht,” tha me ironi Rama, duke nënvizuar se projekti synon rritjen e sigurisë dhe efikasitetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu