Ballina Kronika Dosja “Metamorfoza”, Pëllumb Gjoka tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar

Dosja “Metamorfoza”, Pëllumb Gjoka tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar

39
0

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i pandehur në dosjen e bujshme “Metamorfoza”, ka vendosur të tërhiqet nga përfitimi i gjykimit të shkurtuar.

Sipas avokatit të tij, ndarja e çështjes dhe mënyra e administrimit të provave përbën një dëm të drejtëpërdrejtë për klientin, ndërkohë që shpresa për një qëndrim të prerë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me vlefshmërinë e provave të siguruara përmes aplikacionit SKY ECC nuk është materializuar.

“Patëm pritshmëri që Gjykata Kushtetuese të deklaronte të pavlefshme provat e marra nga komunikimet në SKY ECC, por për fat të keq kemi një vendim ‘as mish, as peshk’,” u shpreh avokati.

Gjoka është një nga personazhet kryesorë të përfshirë në këtë dosje që ka tronditur opinionin publik, ku SPAK ka ngritur akuza të rënda për veprimtari të paligjshme që janë zbuluar edhe përmes përgjimeve të sistemit të koduar të komunikimit SKY ECC.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu