Ballina Politika Kandidati socialist publikon emigrantët me zarfat e votës në duar, por e...

Kandidati socialist publikon emigrantët me zarfat e votës në duar, por e justifikon se nuk është krim zgjedhor

202
0

Ani Dyrmishi ka publikuar në Instagram, foto të disa emigrantëve me zarfet e votimit në dorë.

Ndërkohë që këto foto sipas disa mediave, shumë qartë, mund të përbëjnë një krim zgjedhor, për shkak se emigrantët ia nisin fotot, kandidatit për deputetë, për t’i vërtetuar atij që kanë votuar për atë. Ndërkohë që kandidati për deputet i publikon ato si një mesazh që votuesit nga diaspora po votojnë masivisht.

REAGIMI I PLOTË:

Një foto që tregon votues të diasporës duke mbajtur zarfin e votimit nuk përbën automatikisht krim zgjedhor. Në këtë rast, fotoja ilustron thjesht mbërritjen me sukses të zarfave të votimit dhe funksionimin korrekt të procesit për diasporën.
Sipas Kodit Penal të Shqipërisë, krimet zgjedhore përfshijnë veprime si:

• Korrupsioni aktiv dhe pasiv në zgjedhje, pra blerja ose shitja e votës .

• Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore, që nënkupton shfrytëzimin e burimeve shtetërore për fushatë .

• Shkelja e fshehtësisë së votimit, si publikimi i fletës së votimit të plotësuar ( ketu zarfi eshte i mbuluar nuk ka asnje emer kandidati)

• Pengimi i zgjedhësit ose kanosja ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje .

Në rastin e përmendur, për sa kohë nuk ka prova që personat në foto janë detyruar, shpërblyer ose ndikuar në mënyrë të paligjshme për të votuar për një kandidat të caktuar, dhe nuk është shkelur fshehtësia e votimit, nuk ka bazë për të konsideruar këtë si krim zgjedhor.

Vështirë se juristi Ani Dyrmishi që ka drejtuar HSH drejt rrugës së rindërtimit në standarte evropiane, ka drejtuar Spitalin e Durrësit dhe që ka drejtuar e drejton me mjaft kompetence Këshillin bashkiak të Durresit të bëjë gabime të tilla ligjore, aq më shumë që ai vete e ka respektuar gjithmonë për të tjerët  Kodin Zgjedhor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu