Ballina Kronika Lezhë/ Vritet me armë zjarri në fshatin Pllanë babai i Roan Brahimit,...

Lezhë/ Vritet me armë zjarri në fshatin Pllanë babai i Roan Brahimit, armikut të Ervis Martinajt dhe financues i dyshuar i vrasjes së Gentjan Bejtjes (EMRI)

36
0

Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në fshatin Pllanë të Lezhës. I vrari është babai i Roan Brahimit, Gjovalin Prendi, i vrarë më 9 maj 2024 në Virona të Athinës. Policia ndodhet në vendngjarje.

Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i njohur edhe me pseudonimin “Sidi” kishte mbërritur nga Dubai në Athinë dhe u qëllua për vdekje me armë brenda automjetit të tij. Policia greke thotë se ka dyshime që vrasja e tij  mund të ketë lidhje me këtë sagë hakmarrjeje të nisur nga Shqipëria.

Brahimi njihej edhe si armiku i Ervis Martinajt, ‘mbretit të kumarit’ i zhdukur pa gjurmë që prej 8 Gushtit 2022 në aksin Durrës-Shijak dhe fati i të cilit nuk dihet ende.

Po ashtu, Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars të këtij viti në Larushk të Krujës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu